RregulliÇfarë parashikon rregulli i ri
Më 28 tetor 2026 Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë (USSH) publikoi rregullat për Drejtuesin Teknik të njësive të shërbimit stomatologjik. Lexo tekstin e plotë
- Mbi 10 vjet anëtarësi pa ndërprerjeÇdo klinikë dentare duhet të ketë një Drejtues Teknik që është anëtar i USSH-së prej më shumë se 10 vjetësh (5 vjet në zonat rurale).
- 1 Drejtues Teknik për çdo 4 stomatologëKlinikat me më shumë se 4 stomatologë duhet të caktojnë edhe Drejtues Teknik Suplementar.
- Licencë vetëm për një klinikëLicenca e Drejtuesit Teknik jepet nga USSH-ja Rajonale, vlen 5 vjet dhe vetëm për njësinë për të cilën është lëshuar.
Qëndrimi ynëPse e kundërshtojmë
Penalizon stomatologët e rinjNjë stomatolog i licencuar trajton pacientë që ditën e parë, por sipas rregullit nuk mund të drejtojë klinikën e vet për 10 vjet.
Vjetërsia nuk mat aftësinëNë zonat rurale mjaftojnë 5 vjet, në qytet kërkohen 10. Nëse qëllimi është siguria e pacientit, pse standardi ndryshon sipas adresës?
Rëndon pronarët e klinikaveKlinikat detyrohen të gjejnë e të paguajnë stomatologë me vjetërsi për çdo 4 kolegë, me licencë që nuk vlen për një klinikë të dytë.
Kufizon konkurrencënMë pak klinika të reja do të thotë më pak zgjedhje për pacientët, vendas e të huaj, pikërisht kur Shqipëria po rritet si destinacion i turizmit dentar.
MbledhjaÇfarë do të diskutojmë
- Si i prek rregulli stomatologët e rinj, klinikat dhe turizmin dentar.
- Ku çalon rregulli dhe mbi çfarë baze mund të kundërshtohet.
- Hapat e përbashkët që do të ndërmarrim.